Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Irschenberg të Bavarisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova u përplas me një kamion në autostradën A8.
Sipas policisë gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës 00:05, kur shoferi 49-vjeçar i autobusit, shtetas i Sllovenisë, nuk arriti të vërejë në kohë kamionin e drejtuar nga një 46-vjeçar polak. Përplasja nga pas shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe lëndime të shumta.
Nga gjithsej 50 udhëtarë kosovarë, 30 u lënduan, prej të cilëve gjashtë mbetën në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spitale të zonës, disa prej tyre me ndihmën e helikopterëve të emergjencës. Të lënduarit më lehtë u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve të Irschenbergut.
Për shkak të përplasjes, kamioni i ngarkuar me perime humbi një pjesë të ngarkesës, ndërsa autostrada A8 u mbyll për disa orë për pastrim dhe u rihap rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë, trafiku në drejtim të Mynihut u devijua.
Policia ka bërë të ditur se dëmi material vlerësohet rreth 150 mijë euro. Autobusi i dëmtuar u tërhoq me kamion shërbimi, ndërsa për udhëtarët u sigurua një autobus zëvendësues.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.