Murati akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm:Po funksionojnë me Listën Serbe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, reagoi ashpër duke akuzuar partitë opozitare për taktika bllokuese me qëllim rikthimin e një qeverisjeje të vjetër, në të cilën, sipas tij, ka qenë pjesë edhe Lista Serbe.

Murati tha se PDK, LDK dhe AAK po veprojnë në harmoni me Listën Serbe dhe se kjo u vërtetua në votimin e sotëm, ku të gjitha bashkë nuk e mbështetën propozimet për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Tashmë çdo gjë është kristal e qartë. E pamë që në Kosovë janë dy blloqe. Është njëri bllok me 57 vota nga vullneti i popullit – LVV, Partia Guxo, Alternativa dhe partnerët tanë të komuniteteve jo shumicë, përfshirë edhe Nenad Rashiq. Ndërkaq, blloku tjetër janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe me 56 deputetë, që janë të interesuar ta mbajnë të bllokuar Kuvendin,” deklaroi ai.

Gjatë prononcimit për media, Murati pati edhe një përplasje me gazetarët, duke i pyetur se nga cili medium vinin, teksa akuzoi disa prej tyre se po silleshin si përfaqësues të opozitës.

“Po besoj që ju nuk jeni përfaqësues të opozitës këtu që po insistoni në debat. Jeni gazetarë, jo qytetarë. Duhet të prezantoheni prej cilit medium jeni, nuk po iu njoh,” tha Murati.

Seanca e sotme dështoi pasi deputetet e propozuara nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla Schwarz, nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.