Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte kandidatja e re e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit, pasi Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në shtatë tentativa të njëpasnjëshme.
Pasi Kushtetuesja vendosi që votimi të bëhet i hapur dhe një kandidat të mund të nominohet vetëm tri herë, Vetëvendosje në koalicion me partinë Guxo, të cilën e drejton vetë Gërvalla, e propozoi atë si kandidate alternative.
Megjithatë, as Gërvalla nuk arriti të sigurojë mbështetjen e kërkuar, duke marrë vetëm 57 vota, katër më pak nga minimumi prej 61 votash të nevojshme për zgjedhje.
Pas dështimit, kryediplomatja në detyrë reagoi me një postim në Facebook, ku shkroi me tone simbolike:
“E thënë me fjalët e poetit:
Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.