Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e partisë së tij lidhur me procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit, duke e bërë të qartë se LDK-ja nuk do të mbështesë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Në deklaratën e dhënë pas dështimit të seancës konstituive, Abdixhiku theksoi se partia e tij nuk është e interesuar për marrëveshje politike, ndërsa fajësoi mungesën e shumicës parlamentare si shkakun kryesor të bllokadës.
“Qëndrimet e LDK-së nga dita e parë, deri më sot dhe deri në ditën tjetër që do të mblidhemi do të mbeten të njëjta, të pandryshueshme, parimore. LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe si e tillë nuk mund të mbështesë kandidatë me të cilët nuk ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike,” tha ai.
Sipas kreut të LDK-së, insistimi “kokëfortë e i njëanshëm” i Vetëvendosjes vetëm sa ka humbur kohë dhe e ka rikthyer procesin në pikën zero.
“Sot u kthyem në fillim, te thelbi i problemit – te mungesa e numrave. Pa numër, pa shumicë, s’mund të ketë as kryetar të Kuvendit, as qeveri,” u shpreh Abdixhiku.
Seanca dështoi pasi dy të propozuarat e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla Schwarz, nuk arritën të siguronin votat e nevojshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.