Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke përsëritur qëndrimin e subjektit të tij se nuk do të mbështesin asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.
“PDK-ja, sikur që ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet – ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta propozojnë dikë që kalon,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se me një zgjidhje të pranueshme, procesi i zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit mund të ishte mbyllur që sot, duke theksuar se partia e tij ka qenë e qartë në këtë pozicion.
“Të shohim pasnesër, besoj që këta dëshirojnë të bëjnë një zgjidhje dhe të kemi zgjedhjen e kryesisë. Sot kemi mundur ta kryejmë këtë punë. E kemi thënë: nuk ka vota për ministër,” tha kreu i PDK-së, duke lënë të hapur mundësinë e një kompromisi në seancën e radhës më 22 gusht.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.