Haradinaj: Kurti i la bizneset në dorë të “mafias energjetike” në Kosovë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset vendore. Haradinaj tha se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka lënë bizneset në dorën e “mafisë energjetike”.

Në një postim në Facebook, Haradinaj paralajmëroi se personat përgjegjës për dëmet që po i shkaktohen vendit përmes liberalizimit të tregut energjetik do të përballen me ligjin.

“Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyrë arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij”, shkroi ai.

Haradinaj theksoi se ky veprim “shkatërrues” nuk do të kalojë pa përgjegjësi: “Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta. Pashmangshëm do të përballen me ligjin. Kosova ka me u liruar nga këta gangsterë me agjenda të dyshimta”, shtoi ai.

Ky reagim i Haradinajt shënon tensionin në rritje mes opozitës dhe qeverisë lidhur me liberalizimin e tregut energjetik, që sipas kritikëve mund të rrisë çmimet dhe të favorizojë grupe të caktuara biznesi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.