Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë, event i hapur për vizitorët më 29 gusht

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes programit EU4Culture, i zbatuar nga UNOPS.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të marrin pjesë në një aktivitet të hapur për publikun më 29 gusht, i cili sjell historinë në jetë përmes mureve të restauruara, një qendre të re vizitorësh dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.

“Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, deklaroi ministri Gonxhja.

Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik, rreth 2 km nga fshati Vilë Ballaj. Në mesjetë, kjo zonë shërbente si port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe ishte pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike.

Detaje eventi:
📅 Data: 29 gusht
📍 Vendi: Kalaja e Bashtovës, Rrogozhinë
🕕 Ora: 18:00

Vizitorët janë të ftuar të përjetojnë transformimin e një prej monumenteve më të rëndësishme historike në Shqipëri dhe të bashkohen në këtë aktivitet të veçantë kulturor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.