Një shtetas shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një personi në fund të vitit 2023, është ekstraduar nga Franca në Angli.
Sipas Policisë Metropolitane, Arlind Hashani, 22 vjeç, banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje. Ai u la në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht.
Hashani akuzohet se vrau Ahmed Ali Jama, 29 vjeç, i cili u gjet me plagë nga thika pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, Abbey Road, rreth orës 19:32 të mbrëmjes së 29 dhjetorit 2023. Pavarësisht ndihmës së dhënë në vendngjarje, Ahmed Ali Jama ndërroi jetë më vonë në spital.
Arrestimi i Hashanit ndodhi në Paris më 30 korrik, para se të ekstradohej në Mbretërinë e Bashkuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.