Kosova pajiset me autoblinda të reja nga SHBA për Forcën e Sigurisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi zhvillimin e ceremonisë së dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak amerikan në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shau.

Kryeministri Kurti e cilësoi furnizimin me këto pajisje si një dëshmi të fortë të lidhjes së vendit me SHBA-të. “Këto autoblinda moderne përforcojnë mbrojtjen e vendit dhe janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me aleatin tonë më të madh, SHBA-në,” deklaroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se zhvillimi i ushtrisë së Kosovës do të vazhdojë përkrah ushtrisë amerikane, jo vetëm përmes pajisjeve, por edhe përmes trajnimeve, arsimit ushtarak dhe ndërtimit të doktrinës mbrojtëse të bazuar në modelin amerikan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.