Dy personat e arrestuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, në Horgosh, nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së veteranëve në Rahovec, Qemajl Krasniqi, i cili tha se të dy të ndaluarit kanë qëndruar në Gjermani gjatë viteve të luftës dhe nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin në Kosovë.
“Konfirmojmë në degën e veteranëve të Rahovecit se personat e arrestuar nuk janë në listën e veteranëve. Sipas konfirmimeve që kemi nga familjarët, ata nuk kanë qenë në Kosovë gjatë luftës dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën. E shohim këtë si pjesë të taktikave të Serbisë për të krijuar drama e tensione te populli shqiptar, duke goditur qytetarë të pafajshëm,” deklaroi Krasniqi.
Sipas tij, ky rast është pjesë e një “lufte speciale” të Serbisë kundër Kosovës, përmes arrestimeve dhe akuzave të pabazuara.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se personat me inicialet X.E dhe B.E dyshohen për krime lufte në Kosovë më 1999, përfshirë një rast rrëmbimi në Rahovec, megjithatë nuk ka bërë të ditur kombësinë e tyre.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht për rastin, por Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paralajmëruar qytetarët të shmangin kalimet tranzite përmes Serbisë, për shkak të rrezikut të arrestimeve arbitrare nga autoritetet serbe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.