Vrasja e trefishtë në Gjilan, zbardhet dinamika dhe lidhja me Bujar Hoxhën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi qytetin, ku tre persona humbën jetën pas një përplasjeje të armatosur. Sipas raportimeve nga mediat e Kosovës, përveç viktimave, edhe i dyshuari kryesor për fajde, Mefail Shkodra, si dhe dy djemtë e tij – ende në arrati – kanë pësuar lëndime gjatë shkëmbimit të zjarrit. Mësohet se vetë Shkodra nuk ka pësuar pasoja të rënda, ndërsa djali i tij Engjëll Shkodra ka marrë një plagë në njërin krah, megjithëse ende nuk dihet kush e qëlloi. Gjendja shëndetësore e djalit tjetër, Edonis Shkodra, paraqitet kritike; pamjet e publikuara tregojnë dëmtime serioze në pjesën e pasme të kokës dhe jo vetëm. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të të dyshuarve.

Si nisi konflikti?

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha. Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person. Por gjithçka mori një kthesë të errët pas në një takim të thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja. Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune Të zatetem me të”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona. Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij. Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit. Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Hasanit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal. Ai çohet për të kontaktuar policinë, por Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili. Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Kush janë viktimat?

Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Insajederi shkruan se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha. Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës. Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt. Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.

Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabël. Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.