Bilanci i zjarrvënieve në Shqipëri: 137 autorë të identifikuar, 46 arrestime

E premte, 20 Nëntor, 2026

Situata me zjarret në Shqipëri vazhdon të jetë e rëndë, teksa sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje, për vitin 2025 janë shkrumbuar deri tani 49 mijë hektarë pyje me 93 vatra të identifikuara. Policia ka bërë një bilanc të zjarrvënieve të qëllimshme, duke identifikuar gjatë muajve qershor, korrik dhe deri më sot 137 autorë, nga të cilët 46 janë arrestuar dhe 91 janë proceduar penalisht.

Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale vijojnë punën në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe për të mbështetur zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile. Policia përdor edhe dronë për të monitoruar zonat dhe për të identifikuar personat që shkaktojnë zjarr, duke rrezikuar pronën dhe jetën e njerëzve.

Uniformat blu bëjnë apel për qytetarët dhe veçanërisht për blegtorët dhe fermerët që të mos ndezin zjarr për djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e territorit pa marrë masat e duhura. Policia kujton se shkaktimi i zjarrit, qëllimisht apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e përgjegjësve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.