Një natë e tensionuar është shënuar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia në Itali, ku një ndjekje spektakolare ka çuar në arrestimin e një motoristi shqiptar dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge e parash të gatshme.
Ngjarja nisi kur karabinierët e stacionit të Cecchinas, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Nettunense, i kërkuan ndalim një motoristi që po udhëtonte me shpejtësi të lartë. I riu nuk iu bind urdhrit, duke u përpjekur të largohej. Pas një ndjekjeje prej rreth 4 kilometrash, forcat e rendit e ndaluan dhe e arrestuan.
Gjatë kontrollit të motorit, policia gjeti 24.800 euro të fshehura në ndarjen e bagazhit, të dyshuara si të ardhura nga veprimtari kriminale. Hetimet çuan më pas në kontrolle në dy banesa të tij, në Aprilia dhe Ardea.
Në banesën e Aprilias u zbuluan 52 kg drogë – 45.7 kg hashash dhe mbi 6 kg marijuanë – ndërsa në banesën e Ardeas u gjetën 72.500 euro të tjera në para të gatshme dhe shënime që lidhen me një rrjet të organizuar shpërndarjeje narkotikësh.
I dyshuari u dërgua në burgun e Velletrit, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe prishjen e rrjetit kriminal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.