Kurti:Duhet pritur aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të presë aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese përpara se të deklarohet nëse do ta respektojë vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit.

“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, u shpreh Kurti pas pjesëmarrjes në ceremoninë e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë.

Më 8 gusht, Kushtetuesja publikoi njoftimin mbi vendimin, duke urdhëruar deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh. Afati do të nisë të rrjedhë pasi aktgjykimi i plotë të publikohet në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur. Gjykata ka sqaruar se kryekuvendari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se mund të zhvillohen deri në tre raunde votimi.

Ky vendim është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa është mirëpritur nga partitë opozitare. Më herët, deputetët kishin shpërfillur një aktgjykim të mëparshëm të Kushtetueses për konstituimin e legjislaturës së nëntë brenda 30 ditësh, pa pasur sanksione të qarta për moszbatim.

Kosova ndodhet në krizë politike që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi nuk është arritur formimi i institucioneve të reja. Procesi ka ngecur në votimin për kryetar të Kuvendit, ku kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar shumicën prej 61 votash.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.