Zvicër/ U përplas nga furgoni, humb jetën 4 vjeçari me origjinë nga Kosova

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një aksident trafiku me pasoja fatale ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse në St. Gallen, Zvicër. Sipas policisë, një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar një furgon Mercedes në drejtim të Zürcher Strasse, përplasi një djalë 4-vjeçar me prindër nga Kosova dhe pasaportë austriake, në një zonë banimi ku kufiri i shpejtësisë është 30 km/orë.

Viktima, e identifikuar me emrin Dardan, pësoi lëndime të rënda. Policia dhe kalimtarët i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës, por pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai ndërroi jetë dy orë më vonë në Spitalin e Fëmijëve.

Dëshmitarët kanë përshkruar skena tronditëse. Një banore e zonës tha për mediat: “Dëgjova britma për ndihmë. Kur dola, pashë djalin e plagosur rëndë, ndërsa e ëma bërtiste me dëshpërim. Ishte një tragjedi e vërtetë.”

Një tjetër banor, Xhevdet V., tregoi se kishte ndihmuar menjëherë: “Babai e mbante në krahë. E shtriva përtokë, i vendosa bluzën time nën kokë dhe filluam reanimacionin, por fatkeqësisht gjithçka ishte e kotë.”

Blendi V., 22 vjeç, konfirmoi se shoferi kishte reaguar menjëherë duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke ofruar ndihmë. “Shoferi dhe gruaja e tij ishin në shok të plotë,” tha ai.

Policia e St. Gallen ka nisur hetimet dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që mund të kenë parë momentin e përplasjes të paraqiten. Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin lokal, ku banorët shprehin shqetësim për sigurinë e rrugës dhe kërkojnë masa më të rrepta për uljen e shpejtësisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.