Java e fundit ka shënuar fluksin më të madh të sezonit veror në Portin e Durrësit, ku që nga data 6 gusht e deri më sot në mëngjes kanë hyrë mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete. Shumica janë shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por nuk mungojnë edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën kanë mbërritur 29,424 pasagjerë dhe 9,469 automjete përmes linjave tragetore Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona. Për t’u përballur me këtë fluks, kompanitë detare kanë dyfishuar numrin e lundrimeve duke arritur deri në 6 tragete në ditë, duke bërë kështu javën më të ngarkuar të sezonit, sipas Kapitenerisë së portit.
Edhe daljet nga vendi kanë qenë të konsiderueshme, me rreth 18,664 pasagjerë dhe 5,573 automjete që kanë lëvizur drejt porteve italiane gjatë kësaj periudhe. Në total, rreth 50 mijë persona dhe mbi 15 mijë automjete kanë kaluar nëpërmjet portit më të madh të vendit.
Pas datës 15 gusht pritet nisja e fluksit të kthimit, kryesisht i bashkatdhetarëve dhe turistëve të huaj që përfundojnë pushimet dhe kthehen në vendet e tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.