Memli Krasniqi: Vrasja në Gjilan alarm për sigurinë, kërkon veprime të shpejta

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas ngjarjes tragjike në Gjilan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar duke theksuar se kjo ngjarje përbën një tjetër alarm për pasigurinë dhe rritjen e kriminalitetit në vend.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar nga institucionet që të veprojnë me shpejtësi për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjellë aktorët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete ndaj fenomenit të kriminalitetit që po përkeqësohet në Kosovë.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, i cili ndodhet në arrati, lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.