Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan qëndruan pak muaj në paraburgim

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, duke e lidhur rastin me mungesën e qëndrimit të gjatë në paraburgim të dy prej të dyshuarve.

Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Haxhiu ka deklaruar se dy nga të dyshuarit kishin qëndruar në paraburgim vetëm nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, periudhë që u ndërpre me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky trajtim tregon një problem serioz në sistemin e drejtësisë dhe se një qëndrim kaq i shkurtër në paraburgim për veprat që ata dyshohen të kenë kryer mund të sjellë pasoja tragjike.

“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjke siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën (53), Edonis Shkodrën (25) dhe Engjull Shkodrën (22), si të dyshuar për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e një personi tjetër në këtë ngjarje të rëndë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.