Një 55-vjeçar nga Orikumi është vënë nën hetim nga policia si autor i plagosjes me armë gjahu të një kali në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi S. M., banues në Orikum, dyshohet se qëlloi me armë gjahu në drejtim të 22 kuajve në pronësi të Foni Konomit, duke plagosur njërin prej tyre. Kafshët, të përdorura për guida turistike dhe shëtitje, ndodheshin në zonën e pyjeve të parkut, ku shihen nga vizitorët.
Burime nga zona thonë se motivi i ngjarjes mund të lidhet me konkurrencën ose konfliktet mes pronarëve që zhvillojnë aktivitete turistike me kuaj.
“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij,” njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan edhe armën e gjahut të përdorur në ngjarje, e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.