Alvi Limani, 20 vjeç, nga Staten Island, është arrestuar në aeroportin e Miamit, Florida, me një urdhër-arresti ndërsa tentonte të arratisej pas një aksidenti tragjik në Garden State Parkway.
Sipas policisë, një nga pasagjerët në automjetin e tij humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa një tjetër 20-vjeçar u plagos rëndë. Viktima u identifikua si Albion Hysenaj, 20 vjeç, i cili u shpall i vdekur në Spitalin Universitar “Robert Wood Johnson”. Drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në përplasjen mes një Ford-i dhe një BMW-je nuk pësuan lëndime.
Pas aksidentit, Limani u largua nga vendngjarja së bashku me pasagjeren e tij, Emily Harrington, 19 vjeç, e cila gjithashtu po përballet me akuza.
Në këtë çështje është përfshirë edhe nëna e të riut, Vilma Vneshta, 42 vjeç, e cila dyshohet se e ndihmoi djalin të arratisej drejt Miamit në përpjekje për të dalë nga vendi. Ajo akuzohet për pengim të drejtësisë dhe është në pritje të ekstradimit drejt New Jersey-t.
Limani do të ekstradohet për t’u përballur me akuzat lidhur me aksidentin fatal që i mori jetën një bashkëqytetari të tij dhe plagosi rëndë një tjetër.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.