Një grup vizitorësh nga koalicioni “Besëlidhja Shqiptare” në Maqedoninë e Veriut vizitoi së fundmi Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe, ku nënkryetari Arben Taravari foli për sfidat dhe problematikat e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vendin e tij.
Taravari rikujtoi se gjuha shqipe ka qenë zyrtare në Maqedoninë Socialiste që nga viti 1974, ndërsa pas pavarësisë në vitin 1991, ajo nuk u njoh si gjuhë e barabartë me maqedonishten. Pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, përdorimi i shqipes u zgjeroi në zonat ku shqiptarët janë mbi 20% e popullsisë, por sipas tij, zbatimi praktik nuk është në nivelin e duhur, duke e lënë shqipen ende nën nivelin e barazisë me gjuhën maqedonase.
“Duhet të kthehemi te koha e Jugosllavisë, ku shqipja ishte gjuhë zyrtare në nivel të barabartë me maqedonishten,” tha Taravari, duke shtuar se ligjet për përdorimin e shqipes janë të avancuara, por nuk zbatohen në praktikë, çka krijon tensione dhe ndikon në stabilitetin e Maqedonisë.
Ai theksoi se edhe pse ekziston një agjenci speciale për monitorimin e përdorimit të shqipes, ajo nuk funksionon siç duhet dhe institucionet shpesh anashkalojnë ligjet.
Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut është në shqyrtim prej tre vitesh një nismë për zgjatjen e përdorimit të gjuhës shqipe, dhe Taravari shpreson se vendimi do të jetë racional dhe do të sigurojë barazinë gjuhësore, e cila përbën garanci për harmoninë etnike në vend.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.