Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është një nga thesaret më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare, që prej shekullit XIII. Ky vend i shenjtë është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku komuniteti i besimtarëve ortodoksë kremtoi së fundmi me solemnitet festën e “Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit” apo “Metamorfozës”, e njohur ndryshe si “Shën Sotiri” më 5 dhe 6 gusht.
Besimtarët morën pjesë në ceremoninë e njohur si “Mbrëmësorja e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve, duke ruajtur kështu traditat e thella shpirtërore të zonës.
Në rajonin e Fierit ndodhen gjithashtu dy manastire të tjera të njohura, Manastiri i Ardenicës i shekullit XI dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), që përbëjnë destinacione të rëndësishme pelegrinazhi për besimtarët vendas dhe të huaj.
Këto manastire janë dëshmi të arkitekturës bizantine dhe historisë së pasur shqiptare, ndërsa edhe kishat shekullore si Shën Gjergji dhe Shën Kolli në Libofshë mbartin vepra të artistëve të mëdhenj të artit bizantin si Shpataraku, Zografët dhe Çetirët, duke nxjerrë në pah vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore të Myzeqesë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.