Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përcakton se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur dhe se një kandidat mund të votohet maksimumi tre herë.
Në një reagim në Facebook, Abdixhiku tha se ky vendim i dha të drejtë të plotë kërkesave dhe lëndës së hartuar nga LDK-ja. Ai akuzoi partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit se ka “uzurpuar foltoren, ndryshuar rendin e ditës me imponim dhe shkelur Kushtetutën për plot 48 herë duke insistuar në votim të fshehtë”.
“Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saj si mburrje. Dritë, megjithatë, do të ketë”, shkroi Abdixhiku.
Gjykata Kushtetuese, në vendimin e 8 gushtit, urdhëroi që konstituimi i Kuvendit të përfundojë brenda 30 ditësh dhe procesi të zhvillohet në përputhje me paragrafin 2 të nenit 67 të Kushtetutës së Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.