Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit që përcakton procedurat për konstituimin e Kuvendit, duke urdhëruar rikthimin e votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Sipas vendimit, një kandidat mund të votohet maksimumi tre herë.
Ky aktgjykim vjen pas muajsh bllokimi institucional, ku procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ka ngecur mes mosmarrëveshjeve politike.
Pas publikimit të vendimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reagoi duke e quajtur atë “vulosje të së vërtetës” që, sipas tij, PDK-ja e ka theksuar prej muajsh.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës,” deklaroi Krasniqi.
Ai e cilësoi vendimin si një fitore për rendin kushtetues, Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës. “Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam,” përfundoi ai në një postim në Facebook.
Ky zhvillim pritet të rikthejë procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili është zvarritur që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.