Muzika tradicionale shqiptare ka humbur një nga zërat e saj më të njohur. Këngëtari i polifonisë, Bujar Tabulla, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që kaloi vitet e fundit.
I lindur në Delvinë, Tabulla u bë pjesë e skenës muzikore që në moshë të re dhe themeloi grupin polifonik “Djemtë e Delvinës”, me të cilin kontribuoi në promovimin dhe ruajtjen e këngës labe. Me zërin e tij karakteristik, të ngrohtë dhe emocional, ai fitoi vlerësimin dhe dashurinë e publikut në mbarë vendin.
I njohur si “bilbili i Labërisë”, Bujar Tabulla përfaqësoi me dinjitet shpirtin artistik të trevës së tij, duke e bërë pjesë të pandarë të identitetit kulturor shqiptar.
Përveç karrierës artistike, ai ishte i angazhuar edhe në jetën e përditshme të komunitetit, duke punuar për shumë vite në ndërmarrjen e pyjeve në Delvinë. Ishte një figurë e respektuar për thjeshtësinë, përkushtimin dhe dashamirësinë ndaj njerëzve dhe vendit të tij.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në qytetin e Delvinës, sot në orën 15:00.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.