Aksident detar në Halkidiki, plagosen tre turistë nga Kosova dhe SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit, në Greqi.

Sipas njoftimit të autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord – gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan – është përplasur në një breg shkëmbor.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali.

Skafi, i cili sipas të dhënave paraprake ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes. Mjeti lundrues është tërhequr më pas në breg.

Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri më tani, nuk është raportuar për ndotje detare apo dëme të tjera mjedisore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.