Shqipëria, jashtë listës së vendeve ku kërkohet garancia për vizë drejt SHBA

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Shqipëria nuk është përfshirë në listën fillestare të vendeve për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit do të kërkojë garanci financiare deri në 15 mijë dollarë për marrjen e vizave turistike apo të biznesit për në SHBA.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Departamenti i Shtetit, masa e re do të zbatohet në kuadër të një programi pilot 12-mujor që hyn në fuqi më 20 gusht 2025. Për momentin, ajo do të aplikohet vetëm për shtetasit e dy vendeve afrikane: Malaui dhe Zambia.

Qëllimi i këtij programi, sipas autoriteteve amerikane, është të parandalojë shkeljen e afateve të qëndrimit të vizave nga aplikantët dhe të ndihmojë mbulimin e kostove të mundshme të dëbimit në rast abuzimi me statusin e vizës. Garancia e kërkuar do të jetë në tre nivele: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, në varësi të vlerësimit të zyrtarëve konsullorë mbi rrezikun e shkeljes së vizës nga aplikanti.

Vendimi për përfshirjen e vendeve të tjera në këtë skemë do të bëhet publik në vazhdim, sipas ecurisë së zbatimit të projektit pilot. Për momentin, Shqipëria nuk është përfshirë në këtë listë, edhe pse sipas një raporti të vitit 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, rreth 2.3% e shtetasve shqiptarë që hynë në SHBA me vizë nuk respektuan afatet e qëndrimit.

Ndërkohë, vendet me normat më të larta të shkeljes së vizave për vitin 2023 janë Çadi (50%), Laosi (35%) dhe Haiti (31%), ndërsa Malaui dhe Zambia kanë norma relativisht të ulëta, përkatësisht 10% dhe 14%.

Programi i ri nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve pjesëmarrëse në Visa Waiver Program, të cilët mund të udhëtojnë në SHBA pa vizë për qëndrime të shkurtra.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.