Trump falënderon Osmanin për miqësinë dhe përkushtimin ndaj SHBA-ve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër zyrtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai shpreh falënderime të sinqerta për përkushtimin e saj ndaj marrëdhënieve me SHBA-të dhe për lidershipin e saj të guximshëm në skenën ndërkombëtare.

Në letrën e dërguar, Presidenti Trump vlerëson thellësisht vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta si një akt që dëshmon gatishmërinë për bashkëpunim dhe humanizëm. “Vendimi juaj tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës. Ai dëshmon përkushtimin tuaj të sinqertë ndaj partneritetit me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në letrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Trump nënvizon gjithashtu lidhjen e thellë që ekziston mes dy vendeve: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese.”

Presidenti amerikan e konsideron Presidenten Osmani si një partnere të besuar dhe mike të vërtetë të SHBA-ve, duke shtuar se mezi pret të forcojë më tej këtë bashkëpunim në vitet që vijnë.

“Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë,” shkruan Trump.

Në fund të letrës, Presidenti Trump përcjell edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, duke theksuar dimensionin personal të miqësisë dhe respektit që i kushtohet lidershipit të Kosovës.

Kjo letër përfaqëson një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të qëndrueshme dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një partneritet që mbetet themeli i shumë zhvillimeve demokratike dhe të sigurisë në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.