Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi, MPJ: Akt arbitrar dhe hakmarrje politike

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një tjetër shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar në territorin e Serbisë, në një valë ndalimesh që autoritetet e Kosovës e cilësojnë si të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Behar Preniqi, shtetas kosovar që udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës, u ndalua në pikën kufitare Batrovci, mes Kroacisë dhe Serbisë. Arrestimi i tij vjen në një kohë kur tensionet politike mes dy shteteve janë rritur pas zbulimit të një rrjeti spiunazhi në Kosovë që përfshinte edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës reagoi menjëherë, duke e cilësuar ndalimin e Preniqit si “arbitrar dhe të paprovokuar” dhe u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri ndaj “praktikave represive të Serbisë”.

“Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ekspertët e sigurisë e shohin këtë arrestim si një hakmarrje të qartë ndaj operacioneve të suksesshme të inteligjencës kosovare, që çuan në arrestimin e gjashtë personave për spiunazh në favor të Serbisë, përfshirë edhe ndihmësdrejtorin e “Zyrës për Kosovën” në Beograd, Igor Popoviç, i cili kishte regjistruar në mënyrë të paligjshme takime në Bruksel.

“Serbia, për të relativizuar dhe për të larguar vëmendjen nga demaskimi i rrjetit të saj të spiunazhit në Kosovë, po përdor arrestimet e qytetarëve shqiptarë si një formë propagande dhe presioni”, deklaroi eksperti i sigurisë Gurakuç Kuçi.

Behar Preniqi nuk është i vetmi. Në paraburgim në Serbi ndodhet edhe Arbnor Spahiu, ish-polic i Kosovës, i akuzuar për përfshirje në rastin e Banjskës, pavarësisht se ishte dorëhequr një vit para ngjarjes. Po ashtu, u ndalua edhe Lulzim Halili, që Serbia e paraqet si pjesëtar të UÇK-së, ndonëse emri i tij nuk figuron në listat zyrtare të veteranëve.

Në një rast tjetër, autoritetet serbe arrestuan edhe Sasha Gjorgjeviç, të cilin e akuzojnë për bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shqipërisë (SHISH), nëpërmjet Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Në përballje me këto zhvillime, Ministria e Jashtme e Kosovës përsëriti thirrjen e saj për qytetarët që të shmangin udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe lirisë së tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.