Dënohet me gati 5 vjet burg serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë shtetasin serb Millosh Antoviq, i cili pranoi fajësinë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Antoviq dhe prokuroria kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, e cila është aprovuar nga trupi gjykues më 4 gusht.

Përveç dënimit me burg, Antoviq është gjobitur me 20 mijë euro, të cilat do t’i paguajë me këste brenda një afati dyvjeçar.

Antoviq përballej me disa akuza të rënda, përfshirë:

  • Sulm ndaj personit zyrtar

  • Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm

  • Blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

  • Posedim të paautorizuar të armëve

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 korrik 2024.

Ngjarja për të cilën Antoviq u dënua lidhet me përplasjet e dhunshme që ndodhën më 29 maj 2023 në Zveçan, kur protestues serbë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore. Nga përleshjet u plagosën dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe policisë.

Deri tani, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ngritur disa aktakuza për personat e përfshirë në dhunën në veri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.