Serbia refuzon hapjen e vendkalimit Miratoc-Llojan, Presheva kërkon zgjidhje

E premte, 20 Nëntor, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka refuzuar kërkesën e komunës së Preshevës, të dorëzuar më 19 maj, për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Në përgjigjen zyrtare, Serbia argumenton mungesën e kushteve infrastrukturore për kontrollin kufitar, duke theksuar se rruga kalon nëpër fshatin Miratoc.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cilëson këtë arsyetim si të papranueshëm, duke vënë në dukje se shumica e vendkalimeve të ngjashme në rajon, përfshirë ato mes Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes zonave të banuara dhe funksionojnë normalisht. Ajo sjell shembullin e vendkalimit “Dheu i Bardhë”, i cili kalon nëpër fshatrat Lluçan dhe Konçul dhe nuk ka pasur pengesa për shkak të kalimit nëpër zonat e banuara.

Sinani nënvizon se problemi në këtë rast nuk është teknik, por politik, pasi mungon vullneti institucional nga ana e Serbisë për të lejuar funksionimin e vendkalimit. Kjo vjen pas pretendimeve të mëparshme se vonesat vijnë nga pala maqedonase, por tashmë është Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që konfirmon se pengesat burojnë nga ana e saj.

Kryetarja e komunës thekson se si institucion lokal do të vazhdojnë me këmbëngulje kërkesën për hapjen e këtij vendkalimi, i cili është i domosdoshëm për lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar.

Sinani shton se institucionet shtetërore duhet të veprojnë në përputhje me dokumentet që vetë kanë nënshkruar dhe se kjo nuk është vetëm një kërkesë lokale, por një e drejtë e qytetarëve të Preshevës.

Përpara vendosjes së kufirit midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, magjistralja që lidhte fshatrat Miratoc dhe Llojan funksiononte, duke lidhur drejtpërdrejtë Preshevën me Kumanovën në një distancë shumë më të shkurtër. Aktualisht, për të kaluar nga një fshat në tjetrin, banorët duhet të përshkojnë rreth 40 kilometra dhe përballen me pritje të gjata në kufi, çka ndikon negativisht në jetën e përditshme dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.