Prokuroria në Kumanovë nis hetimet për thirrjet antishqiptare

E premte, 20 Nëntor, 2026

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetimet për të identifikuar personat që kanë lëshuar thirrje me përmbajtje antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë.

Gjatë ndeshjes në tribunë dëgjoheshin mesazhe raciste si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”. Për të zbardhur ngjarjen, Prokuroria ka urdhëruar sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në stadium për të identifikuar autorët e mundshëm.

“Prokuroria Kryesore Publike e Kumanovës ka lëshuar disa urdhra për Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kumanovës, me qëllim hetimin e veprës penale që lidhet me thirrjet me gjuhë urrejtjeje nga persona të panjohur gjatë ndeshjes së djeshme midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Rumanisë,” njoftoi Prokuroria.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe, pasi në sallë ishte i pranishëm edhe kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me një delegacion qeveritar. Megjithatë, ai nuk komentoi publikisht për thirrjet ofenduese, duke përshëndetur vetëm lojtarët maqedonas për paraqitjen e tyre në rrjetet sociale.

Hetimet vazhdojnë me qëllim zbardhjen e plotë të përgjegjësve dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.