Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptarëve.
Në një deklaratë publike, Spiropali e cilëson këtë ngjarje si të papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë e gjithëpërfshirëse kërkon angazhim të vazhdueshëm.
“Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme,” thekson Spiropali, duke shtuar se sporti duhet të jetë një hapësirë bashkimi dhe respekti, jo platformë për urrejtje dhe ndasi etnike.
Ajo vlerëson reagimin e institucioneve në Maqedoninë e Veriut pas incidentit, por thekson se “nevojitet një qëndrim më i fortë dhe më i qartë nga zyrtarët më të lartë shtetërorë për të mbrojtur bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike.”
Spiropali nënvizon se shqiptarët, si popull autokton dhe faktor i rëndësishëm në rajon, do të vijojnë të jenë shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës, ndërsa Shqipëria mbetet e palëkundur në promovimin e vlerave europiane, larg gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.