Davide Pecorelli, ish-arbitri dhe biznesmeni italian i dënuar me 4 vjet burg në Shqipëri, ka vendosur të ndërpresë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik, pas më shumë se dy javësh refuzimi të ushqimit. Vendimi i tij erdhi pasi Gjykata e Apelit publikoi më 31 korrik arsyetimin e vendimit të dënimit, duke i hapur rrugë apelimit nga ana e tij dhe e avokatëve të tij.
Gjatë grevës, Pecorelli thotë se ka humbur 6 kilogramë dhe e cilëson mungesën e transparencës dhe vonesën në dorëzimin e motivimit të vendimit si arsye kryesore të këtij akti proteste.
“Deri më tani, unë, së bashku me avokatët e mi italianë dhe shqiptarë, nuk kemi mundur të apelojmë për shkak të mungesës së arsyeve për dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës”, deklaroi ai për mediat italiane.
Pecorelli ndodhet i burgosur në burgun 313 në Tiranë që prej 8 majit 2023 dhe është dënuar për mashtrim, zjarrvënie me dashje dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Ai ka denoncuar në media kushtet e vështira të qëndrimit në burg, ku ndan një qeli 16 metra katrorë me tetë persona të tjerë, në mungesë të ujit të rrjedhshëm dhe praninë e minjve. Megjithatë, ai thotë se ruan marrëdhënie të mira me të burgosurit e tjerë, për të cilët edhe gatuan në mbrëmje.
Pecorelli mori vëmendje të gjerë mediatike në fillim të vitit 2021, kur inskenoi vdekjen e tij në një makinë të djegur në veri të Shqipërisë. Ai u gjet disa muaj më pas në një gomone pranë ishullit italian Montekristo, ku pretendonte se ishte nisur në kërkim të një thesari.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj tij është caktuar për më 18 shtator.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.