Një ngjarje tragjike është regjistruar më 4 gusht në zonën Dafnes të Heraklionit, në Kretë, ku një 55-vjeçar shqiptar u gjet pa shenja jete brenda një rezervuari ujërash të zeza.
Sipas mediave greke, viktima ishte raportuar si i zhdukur që në orët e para të mëngjesit, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet lokale. Pas kërkimeve intensive, trupi i tij u zbulua brenda rezervuarit, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë për nxjerrjen e tij.
Operacioni për pompimin e ujërave u krye pasi dyshimet u përqendruan pikërisht në atë zonë, pas njoftimit se një shtetas shqiptar mund të kishte rënë në rezervuar.
Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë përgjigje mbi rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 55-vjeçarit.
Hetimet janë marrë në dorë nga autoritetet kompetente greke, të cilat po analizojnë çdo pistë të mundshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.