Itali/ Çmontohet rrjeti i kokainës në Fermo, mes të ndaluarve edhe shqiptarë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia italiane në Fermo ka goditur një rrjet të mirëorganizuar shpërndarjeje të kokainës, duke arrestuar disa persona dhe sekuestruar mbi 1 kilogram lëndë narkotike. Mes të ndaluarve janë edhe një 32-vjeçar shqiptar dhe një 41-vjeçar italo-argjentinas, të cilët konsiderohen si drejtuesit kryesorë të aktivitetit kriminal.

Gjithashtu, në listën e të akuzuarve është përfshirë edhe një 24-vjeçare shqiptare, e identifikuar si pjesë aktive e rrjetit që vepronte në zonat e Lido Tre Archi dhe Lido di Fermo.

Sipas hetimeve të zhvilluara prej disa muajsh, grupi kriminal përdorte një metodë të sofistikuar komunikimi me klientët, duke shkëmbyer mesazhe dhe foto për vendndodhjen e takimeve. Dozat e kokainës shkonin deri në 1 gram, ndërsa klientët – shumë prej të cilëve vinin nga jashtë rajonit – udhëtonin disa herë në javë drejt zonave bregdetare për të blerë drogën.

Një prej rasteve që ndihmoi hetuesit të zbërthenin rrjetin ishte kapja në flagrancë e një shpërndarësi me 30 doza kokainë pranë një lulishtjeje. Në një tjetër rast, u dokumentua një shkëmbim droge përmes një shporte të zbritur nga ballkoni i një apartamenti, ku ndodheshin para dhe lëndë narkotike.

Policia vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të dokumentuar të gjitha hallkat e rrjetit kriminal.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.