Studiuesi Niko Kotherja prezantoi për herë të parë një ekspozitë të veçantë që përmbledh punën dhe jetën e rilindasve dhe luftëtarëve të shquar nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Ekspozita përmban mbi 200 materiale origjinale, duke përfshirë fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime të kohës, të cilat pasqyrojnë kontributin e figurave të njohura si Jani Vreto, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza dhe shumë të tjerë.
Në fokus janë personalitete me rëndësi kombëtare, që kanë dhënë kontribut të madh për Rilindjen Kombëtare dhe formësimin e identitetit shqiptar. Ndër materialet më të veçanta janë botimet origjinale të rilindasve, si dhe gazetat “Drita”, “Liri e Shqipërisë” dhe “Trumpeta e Krujës”, të cilat tregojnë zhvillimet politike dhe kulturore të asaj kohe.
Vizitorët kanë mundur të shohin portretet dhe shkrimet origjinale të dëshmorëve dhe patriotëve si Kristaq Negovani, si dhe regjistrime të rralla të viteve ’20 dhe ’30, që përmbajnë zëra dhe këngë patriotike.
Niko Kotherja thekson se kjo është ekspozita e parë e këtij lloji në Kolonjë dhe se materiali do t’i dhurohet bashkisë për të pasuruar fondin historik. Ai shton se Kolonja ka dhënë shumë figura me ndikim jo vetëm lokal, por edhe kombëtar, duke përmendur emra si Fan Noli, vëllezërit Konica, Gani Butka, Mersin Zalo Prodani dhe të tjerë.
Ky aktivitet është një homazh për kontributin e kolonjarëve në Rilindjen Kombëtare dhe një thirrje për brezat e rinj që të njohin dhe respektojnë historinë dhe patriotizmin e paraardhësve të tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.