Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali ka shkuar në dhjetë, pas vdekjes së një gruaje 93-vjeçare në Institutin Spallanzani në Romë. Ajo ishte pacientja e katërt në rajonin e Lazios që humbi jetën nga ky virus gjatë këtij viti. Gruaja me origjinë nga Cisterna di Latina ishte shtruar fillimisht në San Paolo të Velletrit para se të transferohej në Romë.
Tre vdekje të tjera u raportuan një ditë më parë, duke përfshirë një 76-vjeçar nga Salerno, një 73-vjeçar nga Maddaloni dhe një 86-vjeçar nga Latina, i cili vuante nga sëmundje të mëparshme.
Sipas Institutit Kombëtar Italian të Shëndetit, numri më i madh i rasteve të virusit të Nilit Perëndimor gjatë sezonit të këtij viti u regjistrua në provincën Latina, me gjithsej 43 infeksione.
Në raportin e fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve bëhet e ditur se raste të virusit janë raportuar gjithashtu në Greqi, Rumani, Bullgari dhe Francë. Italia ka shënuar përhapje në shtatë rajone të reja.
Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje virale e përhapur globalisht, që transmetohet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave. Simptomat variojnë nga ethe dhe skuqje të lehta deri te komplikime serioze si paraliza dhe komë, por shumica e të infektuarve nuk shfaqin simptoma.
Nuk ekziston vaksinë specifike apo trajtim i drejtpërdrejtë për virusin, dhe parandalimi përqendrohet në reduktimin e ekspozimit ndaj pickimeve të mushkonjave.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes dhe ndërmarrjen e masave mbrojtëse, sidomos në zonat më të prekura, për të shmangur përhapjen dhe efektet serioze të virusit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.