Protestat kundër emigracionit në Britani përfundojnë me përplasje dhe arrestime

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Protestat kundër emigracionit në Britani kanë shpërthyer në përplasje dhe incidente gjatë ditës së fundit, me autoritetet policore që kanë kryer disa arrestime.

Në qendër të Mançesterit, protestues që kërkonin deportime masive të imigrantëve u përplasën me anëtarë të grupeve antiraciste gjatë një marshimi të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë “Britania e Para”. Përplasja ndodhi që në fillim të marshimit, para se policia të ndërhynte dhe të ndante palët. Një protestues deklaroi: “Kthejini aty nga kanë ardhur, mos i lini të hyjnë, ndalojini, kemi hotele plot me emigrantë dhe kemi edhe të pastrehët tanë në rrugë që lypin ushqim, pa strehë.”

Ndërkohë në Londër, protestues dhe kundërprotestues u mblodhën pranë një hoteli ku strehoheshin azilkërkues në qendër të qytetit, duke reflektuar tensionet në rritje për çështjen e imigracionit në vend.

Protestat dhe kundërprotestat anti-emigrantë janë bërë një dukuri e përsëritur në qytetet britanike gjatë javëve të fundit, duke treguar për ndarjet e thella në shoqëri rreth politikave të imigracionit dhe menaxhimit të krizës së azilkërkuesve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.