Një 28-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej gati dy vitesh, është arrestuar nga policia italiane gjatë një kontrolli në zonën San Giovanni të Duinos. I riu ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me tre vite burg dhe një gjobë prej 12.500 euro për trafik droge me bashkëpunim, krim i kryer në shtator të vitit 2023.
Vetëm pak muaj pas dënimit, më 15 dhjetor të po atij viti, ai kishte thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ishte larguar nga Italia. Pas arratisë, 28-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte ndërruar mbiemrin dhe më pas ishte rikthyer në Itali me identitet të ri, duke shpresuar t’i shmangej identifikimit nga autoritetet.
Sipas mediave italiane, ndryshimi i të dhënave personale dhe përdorimi i dokumenteve të reja ishin pjesë e një strategjie për të humbur gjurmët dhe për të shpëtuar nga dënimi i mbetur për veprimtari të paligjshme.
Megjithatë, falë hetimeve të kryera nga policia italiane, 28-vjeçari u identifikua dhe u ndalua gjatë një kontrolli rrugor. Pas verifikimeve, autoritetet konfirmuan identitetin e tij të vërtetë dhe lidhjen me dënimin e pazbatuar nga drejtësia italiane.
Pas përfundimit të procedurave, ai u dërgua në burgun e Coroneos, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit: dy vite, nëntë muaj e 14 ditë. Autoritetet italiane theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të hetimeve të thelluara për identifikimin dhe ndjekjen e personave në kërkim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.