Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia apo dëshmi të servuara nga Serbia. Ai kujtoi se lufta e popullit shqiptar, e udhëhequr nga UÇK-ja, ka qenë e drejtë dhe e përkrahur nga komuniteti ndërkombëtar demokratik dhe liridashës.
“Që nga paslufta, shumë procese gjyqësore ndërkombëtare dhe vendore kanë dëshmuar çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci dhe pavarësi. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së,” shkroi Ahmeti.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës, duke ftuar të gjithë të jenë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 7 gusht, në orën 17:00, në mbështetje të lirisë dhe drejtësisë për UÇK-në.
Kjo protestë organizohet për të kundërshtuar, siç thuhet, padrejtësitë që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mbështetje për këtë manifestim kanë shprehur edhe liderë të disa partive politike në Kosovë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.