Trump vendos tarifa të reja: Shqipëria dhe Kosova me 10%, Serbia me 35%

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë publike të enjten vonë një sërë masash të reja tarifore që prekin dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Vendimi, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë, parashikon se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 7 gusht dhe do të aplikohen në mbi 69 vende në mbarë botën.

Sipas dokumentit zyrtar, mallrat nga vendet që nuk janë përfshirë në aneksin e përjashtimeve do të goditen me një taksë bazë prej 10 për qind – një masë e parashikuar në urdhrin ekzekutiv të muajit prill.

Ndër vendet që janë prekur nga kjo taksë bazë janë edhe Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor është goditur me masa më të ashpra: Maqedonia e Veriut me 15%, Bosnje-Hercegovina me 30% dhe Serbia me 35%.

Në nivel global, më të goditurit janë Siria, Laosi dhe Mianmari, me tarifa që arrijnë deri në 41%.

Vendimi i ri vjen në përfundim të një afati 90-ditor, i vendosur nga administrata Trump në prill, për pezullimin e përkohshëm të tarifave, me qëllim që të ofrohej hapësirë për negociata me vendet partnere.

Presidenti Trump e ka përsëritur disa herë qëllimin për të transformuar sistemin tregtar global, të cilin e konsideron të padrejtë ndaj interesave ekonomike të SHBA-së.

Deri më tani, disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, kanë arritur marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin. Administrata ka paralajmëruar se priten marrëveshje të tjera në ditët në vijim.

Ekspertët paralajmërojnë se tarifat mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë te konsumatorët, pasi kompanitë eksportuese do të detyrohen të paguajnë më shumë dhe ka gjasa që këto kosto të reflektohen në çmimet e produkteve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.