Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë përmend Kosovën dhe Serbinë si shembull suksesi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një deklaratë të bërë gjatë konferencës së fundit për media në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësja Karoline Leavitt ka vënë theksin mbi rolin vendimtar të presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet globale për parandalimin e konflikteve. Ndër shembujt e përmendur nga Leavitt ishte edhe Ballkani Perëndimor, ku sipas saj, ndërmjetësimi i Trump ka ndihmuar në shmangien e përshkallëzimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Trump ka qenë vendimtar në parandalimin e shumë konflikteve botërore. Një prej këtyre shembujve është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë,” deklaroi Leavitt, duke rikujtuar rolin e ish-presidentit amerikan në nxitjen e marrëveshjeve të paqes.

Trump ka përmendur vazhdimisht ndërmjetësimin e tij si pjesë të trashëgimisë së tij diplomatike. Kujtojmë se në shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit, e cila synonte normalizimin ekonomik mes dy vendeve. Kjo marrëveshje u arrit në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, duke shënuar një moment simbolik në përpjekjet për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

Komentet e Leavitt vijnë në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë në vëmendje të komunitetit ndërkombëtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara vijojnë të luajnë një rol aktiv në mbështetjen e stabilitetit dhe dialogut në Ballkan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.