BE-ja kundërshton akuzat e Daçiç: Marrëveshja me Kosovën, me vullnet të lirë

E premte, 20 Nëntor, 2026

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-kryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili akuzoi Brukselin për “mashtrim” në lidhje me Marrëveshjen e vitit 2013 me Kosovën.

Në një përgjigje për televizionin N1, zëdhënës të BE-së kanë theksuar se marrëveshja është nënshkruar me vetëdije të plotë dhe vullnet të lirë nga të dyja palët. “Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë hyrë marrëveshjeve plotësisht me vetëdije dhe me vullnetin e tyre të lirë,” thekson reagimi, duke mohuar pretendimet e Daçiçit.

Brukseli thekson se marrëveshjet mbeten në fuqi dhe kërkon angazhim të sinqertë nga të dyja palët për zbatimin e tyre. “BE-ja pret që të dyja palët të kontribuojnë, përmes deklaratave dhe veprimeve të tyre, në një atmosferë të favorshme për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve,” thuhet në reagimin zyrtar.

Pavarësisht mungesës së takimeve në nivel të lartë politik, Komisioni Evropian nënvizon se dialogu nuk është ndërprerë. Sipas tyre, gjatë muajit qershor janë zhvilluar takime mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut teknik.

“Dialogu vazhdon përmes takimeve të rregullta dypalëshe dhe trepalëshe në nivelin e kryenegociatorëve dhe në nivelin teknik,” përfundon deklarata.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.