Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të kësaj partie për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, si reagim ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se PDK-ja qëndron në krah të luftës për liri dhe mbështet të drejtën për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për të akuzuarit.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë. Në këtë frymë, mbështesim protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si një shprehje demokratike e qëndrimit qytetar, por edhe si bindje për pafajësinë e të akuzuarve”, shkruan ai.
Kreu i PDK-së ka shprehur shqetësimin për mënyrën si po zhvillohet gjykimi në Hagë, duke theksuar se qytetarët kanë humbur besimin në drejtësinë që ofron kjo gjykatë.
“Zvarritja e këtij procesi dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë, të cilat kanë ndodhur nga kjo gjykatë, kanë ngritur shqetësime serioze, jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë. Këto shqetësime janë thelluar edhe më tej pas raportimeve të fundit se kjo gjykatë po mbështetet në prova të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë”, ka theksuar tutje Krasniqi.
Protesta e 7 gushtit pritet të jetë një manifestim i qëndrimit qytetar dhe politik kundër asaj që konsiderohet padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.