Gjykata e Romës ka lëshuar një urdhër gjykimi të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nënës së 23-vjeçarit filipinas Mark Antony Samson, i cili akuzohet për vrasjen brutale të të resë shqiptare Ilaria Sula. Gjyqtarja hetuese Antonella Minunni e ka vënë Manlapaz nën hetim për komplot për fshehjen e një kufome, një krim i rënduar nga lidhja e saj me autorin dhe që synonte të mbulonte vrasjen.
Sipas mediave italiane, seanca dëgjimore për të është caktuar më 10 dhjetor dhe do të mbahet përpara një gjyqtari të vetëm. Ajo mund të kërkojë procedurë të shkurtuar, për të përfituar nga ulja e dënimit në rast të pranimit të fajësisë.
Ngjarja tronditëse ndodhi më 25 mars në Romë, kur Ilaria Sula, 22-vjeçare nga Shqipëria dhe studente në Universitetin “Sapienza”, u zhduk papritur. Fillimisht, u mendua se kishte ikur pas ndarjes nga i dashuri, por hetimet zbuluan një skenar makabër: trupi i saj u gjet në një valixhe të madhe, i hedhur nga një shkëmb në një zonë pyjore në Poli.
Autoritetet zbuluan se ishte vetë Mark Antony Samson ai që e çoi policinë në vendin ku kishte fshehur trupin. Ai dyshohet se e ka vrarë Ilariën me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka përdorur telefonin e saj për të dërguar mesazhe dhe bërë postime në rrjetet sociale, në përpjekje për të fshehur krimin.
Tabulatet telefonike dhe analizat e lëvizjeve celulare çuan në identifikimin e vendndodhjes së trupit dhe ekspozuan përfshirjen e Samson. Tashmë hetuesit po përqendrohen edhe në rolin e nënës së tij në këtë krim të rëndë.
Rasti ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, duke rikthyer në qendër të vëmendjes nevojën për më shumë siguri për të rinjtë dhe për ndëshkime të rënda ndaj atyre që ndihmojnë në mbulimin e krimeve të dhunshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.