Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke komentuar situatën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Grenell ka ndarë një postim ku theksohet se Thaçi e sheh rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si një mundësi të artë për Ballkanin dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve të rajonit.
Në komentin e tij, diplomati amerikan thekson se Thaçi u arrestua pikërisht në kohën kur po punonte me presidentin Trump për marrëveshjen historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Grenell, ndalimi i Thaçit është i padrejtë dhe tregon për një sistem të drejtësisë që ka humbur besueshmërinë.
“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është turp. Haga është e prishur,” shkruan Grenell.
Deklarata vjen në një kohë kur fati i Thaçit në Gjykatën Speciale është ende i paqartë, ndërsa në arenën ndërkombëtare vijojnë debatet mbi rolin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare për krimet e luftës në Ballkan.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.