Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane sapo mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Fiumicino-s. Ai ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian dhe ishte kërkuar nga drejtësia italiane për vepra të rënda penale, përfshirë shfrytëzimin e prostitucionit dhe trafikun e drogës.
Arrestimi është rezultat i një hetimi të gjatë të nisur vite më parë në qytetin e Fanos, ku një grua kishte denoncuar në polici se ishte shfrytëzuar seksualisht nga shqiptari në këmbim të drogës, për shkak të varësisë së saj. Ajo kishte treguar se ishte detyruar të prostituonte për të siguruar kokainë dhe se i ishin marrë edhe sende personale si televizori, telefoni, laptopi dhe pajisje të tjera shtëpiake.
Sipas mediave italiane, 40-vjeçari ishte një nga shpërndarësit kryesorë të drogës në zonën e Fanos në atë periudhë. Pas një faze të parë hetimore dhe arrestimi, ai ishte dëbuar nga Italia, por një urdhër i dytë arresti u lëshua nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Pesaro-s.
Në sajë të bashkëpunimit të Interpolit me autoritetet britanike, shqiptari u gjurmua në Angli dhe u ekstradua në Itali. Me të mbërritur në aeroportin e Fiumicino-s, ai u arrestua nga policia kufitare dhe Stacioni i Policisë së Fano-s.
Ai pritet të vuajë një dënim të formës së prerë prej 11 vitesh burgim dhe një gjobë prej 32 mijë eurosh.
Arrestato a Fano l’albanese condannato per sfruttamento della prostituzione e spaccio
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.