Staroviç: Serbia e gatshme për “kompromise të vështira” me Kosovën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri serb për Çështjet Europiane, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bëjë “kompromise shumë të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA), zyrtari i lartë serb tha se Beogradi synon një normalizim të plotë të raporteve me Prishtinën, por jo në mënyrë të njëanshme.

“Beogradi është i gatshëm të angazhohet në dialog me Prishtinën. Por nuk mund të jetë një lojë me shumë zero në të cilën njëra palë humbet gjithçka dhe pala tjetër fiton gjithçka. Duhet të ketë kompromis. Jemi të vetëdijshëm për sfidën, por edhe për fleksibilitetin që BE ka treguar në të kaluarën me rastin e Qipros, e cila u pranua në BE më 2004, pavarësisht konfliktit me pjesën veriore të pushtuar nga Turqia”, tha Staroviç.

Në intervistë, ai akuzoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2012 pas arrestimit të Igor Popoviçit – zëvendëskryetari i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd – gjatë pjesëmarrjes së tij në një ceremoni përkujtimore. Popoviç, i cili sipas autoriteteve serbe kishte njoftuar paraprakisht për vizitën e tij, tani përballet me deri në tetë vjet burg.

Staroviç pretendoi se Kurti po zhvillon politikë të brendshme në kurriz të komunitetit serb në Kosovë.

“Pasi humbi shumicën në zgjedhjet e fundit, Kurti është në detyrë vetëm për një mandat teknik dhe nuk mund të përmbushë premtimet e fushatës për ekonomi apo luftë kundër korrupsionit. E vetmja gjë që mund t’u ofrojë votuesve të tij është shtypja e komunitetit serb në Kosovë”, tha ai.

Komentet e Staroviç vijnë në një kohë tensioni të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve dhe përpjekjesh të ndërkombëtarëve për të ringjallur dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.