Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si të vonuar dhe me ndikim të kufizuar në zgjidhjen e krizës institucionale në vend. Në një reagim përmes Facebook-ut, Haradinaj ka theksuar se masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata, e cila ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit deri më 8 gusht, është tepër e shkurtër dhe vjen shumë vonë.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se gjendja aktuale në vend përbën rrezik serioz për funksionimin kushtetues dhe institucional të shtetit. Pikërisht këtë e kishte theksuar edhe AAK në kërkesën e saj të parë drejtuar Gjykatës”, shkruan Haradinaj.
Ai kritikoi faktin që, megjithëse situata ishte pothuajse e njëjtë me atë që vetë Gjykata ka pranuar tani si rrezik real për rendin kushtetues, masa e përkohshme nuk ishte marrë më herët. Sipas tij, kjo vonesë vetëm sa ka thelluar krizën.
“Sot ekziston frika reale se ndërhyrja e Gjykatës mund të ketë ardhur tepër vonë për të parandaluar pasojat që mund të ishin shmangur në kohë, sikur ajo të kishte vepruar me përgjegjësi në momentin kur u paraqit kërkesa jonë,” ka shkruar ai.
Ndërkohë, deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të tentojnë sot për herë të 53-të të konstituojnë Kuvendin e ri. Seanca e radhës është parashikuar të nisë në orën 14:00, në një kohë kur masa e përkohshme e Gjykatës është në fuqi deri më 8 gusht.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.